Varshavë, 8 tetor, NOA - Presidenti polak, Lech Kaczynski do të nënshkruajë pas tre ditësh Traktatin e Lisbonës, duke lënë në radhë vetëm homologun e tij çek për ta firmosur i fundit atë.
Lajmi bëhet i ditur nga një këshilltar i tij, sipas të cilit Kaczynski ka thënë se do ta bënte një gjë të tillë nëse irlandezët do t'i thonin 'po' kësaj marrëveshje dhe të dielën ka caktuar ditën për ta bërë këtë.
Lidhur me këtë, Komisioneri i Bashkimit Evropian, Hose Manuel Baroso dhe
kryeministri çek, Jan Fisher, kanë zhvilluar dje një takim së bashku në Bruksel.
Mësohet paraprakisht se Barroso e ndërmerr këtë takim me përfaqësuesin çek në përpjekje për ta bindur atë për të përshpejtuar ratifikimin e Traktatit të Lisbonës për një unitet më të madh evropian.
Tashmë, pasi edhe irlandezët votuan pro këtij dokumenti si edhe garancisë së Polonisë se do të firmosë të dielën Traktatin, vetëm firma e presidentit çek mund ta frenojë procesin.
Por dihet se presidenti Vaçlav Klaus është një kritik i madh i integrimit të Bashkimit Evropian dhe ai personalisht ka qenë kundër Traktatit të Lisbonës, pasi ai sipas tij prek kushtetutën e Republikës Çeke.
n.e/NOA
Â
Â