English

Williams: Pashë vdekjen me sy, do kisha përfunduar se Michael Jakson

Angli, 8 tetor NOA - Ylli anglez i muzikës pop Robbie Williams ishte në prag të vdekjes! Në deklaratat e tij, të cilat i raportojnë mediat britanike, ish anëtari i grupit "Take That" ka pranuar se ai mori koktejin e barnave që i sollën vdekjen mbretit të muzikës pop, Michael Jackson.

E njëjta gjë pothuajse ka mundur t'i ndodhë edhe 35-vjeçarit Williams i cili do të kishte përfunduar si "Mbreti i Popit", sepse nëse ai nuk do të shkonte në rehabilitimin, nuk do të ishte më gjallë.

Duke folur për herë të parë për varësinë e tij, Williams i përshkroi ditët e para dy viteve, kur ai vendosi të shkojë në klinikë.

"Ky vendim më shpëtoi jetën" tha ai në një intervistë në The Sun.

KOMENTE