English

Zgjedhjet lokale në Kosovë, KE pranon të dërgojë vëzhgues të huaj për t'i monitoruar

Prishtinë, 8 tetor NOA-Komisioni Evropian i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Qeverisë së Kosovës për dërgimin e një ekipi prej tre anëtarëve, i cili do të koordinojë edhe vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.

Komisioni Evropian ka konfirmuar se do të dërgojë një trup vëzhguesish për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, Renzo Davidi, tha se bëhet fjalë për një ekip profesional analitik, që do të qëndrojë gjatë procesit zgjedhor, ditën e votimeve, si dhe në raundin e dytë nëse do të ketë balotazh nëpër komuna.

Davidi tha po ashtu se ky ekip prej 3 vetash do të punojë nga afër edhe me një delegacion vëzhguesish nga Parlamenti Evropian, institucion ky që pritet të vendosë së shpejti për numrin e stafit që do të dërgojë në Kosovë.

KOMENTE