English

Arrestohet 22-vjeçari, po ndihmonte klandestinët në kufi për 100 euro

Kapshticë, 9 tetor, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë kapur në flagrancë 22-vjeçarin Bashkim Brahimi, lindur në Pukë dhe banues në Valias të Tiranës ndërsa u jepte ndihmë disa klandestinëve për të kaluar ilegalisht kufirin shqiptar në Kapshticë.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se arrestimi ndaj 22 -vjeçarit u bë pasi në vendin e quajtur "Lugina", pranë fshatit Kapshticë të Devollit, ai u kap së bashku me 9 persona të tjerë nga rrethet Pukë, Mirditë dhe Dibër, të cilët po i ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt një shpërblimi prej 100 euro për person.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit", parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës.

n.e/NOA

KOMENTE