English

Denoncon biznesmenin se nuk i pagoi hakun e punës

Tiranë, 8 tetor NOA - Policia e Tiranës ka çuar për ndjekje penale një biznesmen pasi ka mashtruar një punëtor duke mos i dhënë një shumë parash.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Dëfrim Ajazi, 48-vjeç banues në Tiranë, me arsim të lartë, i pa dënuar, biznesmen, do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale të "mashtrimit".

Sipas policisë pasi ndaj tij ka bërë kallëzim 53-vjeçari Jetnor Malaj, se biznesmeni e ka mashtruar duke i marrë shumën prej 390 193 lekë, si pasojë e punës së kryer në ndërtimin e në një pallat në pronësi të 48-vjeçari në rrugën "3 Dëshmorët", në vitin 2008, në Tiranë.

k.k/NOA

KOMENTE