English

Dezertoi nga shërbimi ushtarak, në këmbim 23-vjeçari dënohet 3 muaj burg

Vlorë, 9 tetor, NOA - Dezertoi nga shërbimi ushtarak, duke u bërë pre e një vendimi gjyqësor, i cili e dënon atë me heqje lirie për një periudhë të caktuar kohore në këmbim të kësaj.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja i ka ndodhur një 23-vjeçari me emrin Ilirjan Mujollari, lindur në Korçë dhe banues në Durrës.

Ndaj tij është ekzekutuar vendimi penal i Gjykatës së Vlorës për veprën penale të "Dezertimit", parashikuar nga neni 33 i Kodit Penal Ushtarak, e cila ka dhënë masën e dënimit me 3 muaj burg ndaj tij.

Ky person me shkresën "Ekstra", ishte shpallur në kërkim nga ana e komisariatit të Durrësit.

U kryen të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Vlorës.

n.e/NOA

KOMENTE