Durrës, 9 tetor, NOA - Ishte duke luajtur në oborrin e gjyshes së tij, ndërsa ka rënë më pas në një kovë me 40 litra ujë duke u mbytur nga sasia e ujit që ka pirë brenda saj.
Ngjarja e rëndë i ka ndodhur fëmijës 1-vjeçar me inicialet Y.M nga zona e ish-Kënetës në Durrës, për të cilin forcat policore raportojnë se ai ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë së gjyses së tij, kur ka rënë në një kovë me ujë 40-litërshe që ndodhej aty.
Bëhet e ditur se të afërmit e kanë dërguar në spitalin e Durrësit, por megjithë ndihmën mjekësore të marrë, fëmija i vogël nuk ka mundur të mbijetojë.
Nga kqyrja e kufomes rezulton se viktima nuk ka dëmtime të jashtme, por rezulton se shkaku i vdekjes është si rezultat i ujit të tepërt që ka pirë, i cili i ka shkaktuar edhe bllokimin e organeve të frymëmarrjes.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së Durrësit për veprën penale të parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.
n.e/NOA