English

Një 30-vjeçar denoncon në polici zhdukjen e bashkëshortes 22-vjeçare

Tiranë, 9 tetor NOA - Një 30-vjeçar ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortes së tij 22-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur dje kur Arben Duda, lindur në Dibër dhe banues në fshatin Kashar në Tiranë, i dënuar më parë për grabitje dhe armëmbajtje pa leje, ka denoncuar në polici zhdukjen e gruas së tij Rrezarta Duda 22-vjeçe.

Sipas deklaratës së Dudës, e reja është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

30-vjeçari ka nisur ta kërkojë bashkëshorten e re te të afërmit por pa rezultat.

Ai është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë e cila ka nisur kërkimet për gjetjen e 22-vjeçares.

k.k/NOA

KOMENTE