Tiranë, 9 tetor NOA - Një 33-vjeçare nga Kamza e Tiranës, ka denoncuar dje bashkëshortin e saj pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe dy fëmijëve të mitur.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se 33-vjeçarja E. Ciko ka kërkuar ndihmë nga policia pasi dhunohej nga burri i saj, Arben Ciko 38-vjeç.
Efektivat e komisariatit të policisë nr.5, plotësuan një kërkesë padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes, për gruan dhe dy fëmijët e saj 13 dhe 11 vjeçarë.
k.k/NOA