English

Një 45-vjeçar denoncon ish-gruan: Më keqtrajton vajzën 7-vjeçare

Kavajë, 9 tetor NOA - Denoncon ish-bashkëshorten se i keqtrajton vajzën të cilën ajo e ka në kujdestari pas divorcit.

Ngjarja ka ndodhur dje në Kavajë kur Ymer Kanoja 45-vjeç ka denoncuar në polici ish-gruan e tij Ermira Hyka 36-vjeçe se i keqtrajtonte vajzën 7-vjeçare S.Y.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se 36-vjeçarja do të ndiqet në gjendje të lirë, për veprat penale të "keqtrajtimit të miturve" dhe "plagosjes së lehtë me dashje".

Sipas burimeve policore Hyka akuzohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së saj 7-vjeçare.

Kallëzimi është kryer nga babai i vajzës.

Të miturës, ju plotësua kërkesë padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes, për "dhunën në familje. Materialet do t'i kalojnë Gjykatës Kavajë, për veprime të mëtejshme.

k.k/NOA

KOMENTE