English

Pasojat e luftës, në kopshtin zoologjik në Gaza ofrohen gomerë në vend të zebrave

Gaza, 9 tetor, NOA - Që fëmijët, vizitorët e rregullt të kopshtit zoologjik, të mund të mbeten të kënaqur edhe në kohë lufte, bëhen përpjekjet maksimale që atyre t'u ofrohen kafshë me çdo lloj çmimi, qoftë edhe duke i "mashtruar" paksa.

Kjo gjë ndodh në kopshtin zoologjik në Rripin e Gazës, ku ashtu si njerëzit në këtë zonë të përgjakur, janë vrarë edhe shumë kafshë që ishin brenda tij.

E megjithatë, lufta me Izraelin, duket se nuk i ka ndalur drejtuesit e këtij kopshti nga dëshira për të kënaqur fëmijët që e vizitojnë atë, duke dashur në këtë mënyrë t'u lënë të kuptohet se jeta vazhdon.

Duke mos pasur si të furnizohen me kafshë tjera të egra për shkak të embargos izraelite, drejtoria e kopshtit zoologjinë në Rripin e Gazës disa gomarë i ka qethur pjesërisht dhe i ka ngjyrosur në shirita zi e bardhë për të ngjarë si zebra.

"Kemi dashur t'i bëjmë të lumtur fëmijët të cilët janë vizitorë të rregullt të kopshtit tonë zoologjik", ka thënë drejtori i kopshtit Imad Kasem. Nga sulmet e luftës, ai bën të ditur se nga 200 kafshë që kanë qenë dikur, tani kanë mbetur vetëm 30.

n.e/NOA

Â

KOMENTE