Tiranë, 9 Tetor NOA Update - Policia e Tiranës, pas arrestimit të 22-vjeçares Fabiola Musai sot në kryeqytet, nisur nga hetimet e para beson se ajo i dha ndihmë një të burgosuri për largim por nuk është ende në gjendje të sqarojë skemën që mendohej të përdorej për arratinë.
Dyshimi është ngritur nga strukturat e hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, pasi kryen arrestimin në flagrancë të 22-vjeçares Fabiola Musai, lindur e banuese në Durrës, duke ngritur akuzën për veprën penale të "Dhënies ndihmë një të burgosuri për largim".
Sipas hetimeve, ditën e sotme, Musai ka hyrë në ambientet e Institucionit të Burgut Nr.313, me synim për të takuar të fejuarin e saj, me 36 copë telefona celularë të cilat ishin të vendosura në një frigorifer.Â
Klodian Meraja, tashmë i arrestuar për veprën penale të vjedhjes vuante dënimin prej 5 vjetësh burgim, pranë vendit të vuajtjes së dënimit Nr.313 në Tiranë.Â
Vajza që erdhi tek i riu i burgosur, është kapur në flagrancë nga shërbimi i sigurisë dhe i kontrollit të sendeve të Burgut Nr.313.Â
Ndaj saj, u mor masa e menjëhershme e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penale të Dhënies ndihmë një të burgosuri për largim, vepër e cila parashikohet nga neni 324 të Kodit Penal.Â
Por hetimi, ende nuk është i plotë ndaj policia tha se materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të saj do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.Â
f.sh/NOA