English

Presidentit amerikan, Barak Obama i akordohet çmimi Nobel i Paqes

Stokholm, 9 tetor, NOA - Akademia Suedeze e cila merr përsipër akordimin e çmimeve Nobel në disa fusha të rëndësishme, ka publikuar sot vendimin për dhënien e çmimit Nobel të Paqes ndaj presidentit amerikan, Barak Obama.

Ky institucion konfirmoi se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është fituesi i vetëm i çmimit Nobel të Paqes për këtë vit.

Komiteti i posaçëm i ndarjeve të çmimeve Nobel ka deklaruar se dhënia e këtij çmimi ndaj kreut të shtetit amerikan u bë përmes 205 kandidaturave të paraqitura.

"Përpjekje e jashtëzakonshme për paqen në botë, si edhe për bashkëpunimin me popujve", thuhet në motivacioni e lëshuar nga Komiteti për ndarjen e Nobelit me qendër në Stokholm.

n.e/NOA

KOMENTE