English

Tregti në burg, arrestohet 22-vjeçarja tentoi të furnizonte të fejuarin në qeli me 36 celularë

Tiranë, 9 tetor NOA - Tenton të pajisë të fejuarin e saj që ndodhet në burg me jo pak por 36 telefona celularë.

Kontrollit të rreptë të gardianëve nuk i shpëton dot pa diktuar qoftë edhe një telefon celular ndërsa sasi prej 36 copë ka qenë lëhtësisht e zbulueshme për kontrollorët.

Gjithçka ndodhi ditën e sotme kur Fabiola Musai 22-vjeçe nga Durrësi është paraqitur në burgun nr. 313 në Tiranë për një takim rutinë me të fejuarin e saj Klodian Merja i cili vuan dënimin në këtë burg.

Vajza u ka thënë fillimisht kontrollorëve se do t'i çonte të fejuarit të saj ndërresa si dhe një frigorifer të vogël.

Sendet iu nënshtruar kontrollit të detyrueshëm nga gardianët të cilët zbuluan brenda në frigorifer 36 copë telefona celularë.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se celularët nuk do të shërbenin të gjitha për të burgosurin Klodian Merja por dyshohet se bashkëvuajtësit e tij kishin kryer porositë.

Kështu dyshohet se një tregti brenda qelive me celularë të ketë pasur qëllim Merja.

Megjithatë gjithçka mbetet për të verifikuar ndërsa kanë nisur hetimet.

Por sipas policisë ndaj 22-vjeçar u mor masa e menjëherëshme e arrestit për veprën penale të "Dhënies ndihmë një të burgosuri për largim".

k.k/NOA

KOMENTE