English

Vetëplagoset një 37-vjeçar në qytetin e Durrësit, luftë me vdekjen në spital

Durrës, 9 Tetor NOA - mjekët në spitalin rajonal të Durrësit po luftojnë për t'i shpëtuar jetën një 37-vjeçari i cili mbërriti para pak minutash i dërguar nga familjarët, pak çaste pasi u gjet i plagosur.

Gentian Koçi, 37 vjeç, banues në një shtëpi me qira në lagjen nr 17 të qytetit të Durrësit, është gjetur i plagosur me armë zjarri, në banesë, konfirmuan për agjencinë NOA, burime policore që shkuan në vendngjarje.

Nga hetimi paraprak, del se Gentian Koçi, baba i një fëmije, është vetëplagosur me pistoletë me mulli, në kokë, me një plumb të vetëm.

Policia tha se ende nuk është e qartë për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes që e dyshojnë si përpjekje për vetëvrasje.

Kurse mjekët bëjnë të ditur se i plagosuri po i nënshtrohet një operacioni, por shtojnë se ai është në rrezik serioz për jetën.

a.a/e.r/NOA

KOMENTE