English

Aksident i rëndë pranë Gjirokastrës, vdesin dy persona me motor

Tepelenë, 10 tetor, NOA - Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e vona të natës në vendin e quajtur "Grehot" pranë Tepelenës.

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave konkretisht aksidenti rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë ku automjeti tip "Xhip Tojota" me targa DI 35 88 A, i drejtuar nga 26-vjeçari Taulant Boci, lindur dhe banues në Gjirokastër është përplasur me një motoçiklëtë tip Papaq pa targa, i cili drejtohej nga 58-vjeçari Agron Sinani, edhe ky banues në Gjirokastër.

Sipas të dhënave paraprake nga policia e Gjirokastrës, në motoçikletë udhëtonte edhe nipi i tij M.D, vjeç 9, banues në Gjirokastër.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme Agron Sinani, drejtuesi imotoçikletës, ndërsa nipi i tij ka gjetur vdekjen pas dhjetë minutash në reminacionin e Spitalit të Gjirokastrës.

Taulant Boci i ka transportuar vetë të dy personat menjëherë për në spital dhe më pas është dorëzuar në polici. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti .

n.e/NOA

KOMENTE