Sarajevë, 10 tetor, NOA - Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u kanë dhënë 10 ditë afat politikanëve të Bosnjës që të arrijnë marrëveshjet e duhura politike në kuadrin e daljes nga kriza ku janë përfshirë, si edhe për të përshpejtuar procesin e integrimit euroatlantike.
Situata në Bosnje është acaruar dukshëm nga incidentet ndëretnike dhe qëndrimet e politikanëve, e në këtë situatë, Perëndimi shihet si e vetmja mundësi që vendi të shmangë një konflikt të ri.
Shumica brenda Bosnjës thonë se Perëndimi mund të jetë i vetmi faktor që të qëndrojë ndërmjet vendit jostabil dhe luftës së re, duke varur shpresat te komuniteti ndërkombëtar.
Por Bashkimi Evropian dëshiron që Bosnja të tregojë se mund të qeverisë vendin pa ndihmën e të huajve, në mënyrë që të ecë drejt BE-së dhe NATO-s. "Ka ardhur koha për veprim, lidershim dhe integrime", tha ministri i Jashtëm i Suedisë Karl Bildt, i cili e kryesoi takimin, në të cilin ishte i pranishëm edhe nënsekretari amerikan i shtetit, Jim Steinberg. "Duhet të merrni vendime që do t'u sjellin integrimet. Kushtet janë të rrepta, por vlejnë për të gjithë 27 anëtarët e tjerë të BE-së", ka thënë Bildt lidhur me një fakt të tillë.
n.e/NOA
Â
Â