English

Ekstradohet nga Zvicra, Dashamir Banushi. Nuk u kthye në burg pas lejes

Tiranë, 10 tetor, NOA - Zyra e "Interpol Tirana" ka mundësuar ekstradimin nga Gjeneva e Zvicrës drejt vendit tonë të 31-vjeçarit Dashamir Banushi, lindur në Elbasan.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore, sipas të cilave Banushi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga forcat e Interpolit sepse pasi ka marrë leje nga burgu për të kaluar fundjavën në shtëpi te prindërit e tij, ai ka realizuar arratisjen e tij duke mos u kthyer më në burgun e Rrogozhinës. Lidhur me këtë akt, gjykata e Kavajës ka akorduar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të "largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit", parashikuar nga neni 238, të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE