English

Goditi avokatin, i dyshuari kapet nga policia pasi ishte shpallur në kërkim

Elbasan, 10 tetor, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë mundësuar kapjen në flagrancë të një personi i cili dyshohet se ka goditur një avokat nga Gramshi.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Elbasanit, sipas të cilave personi i ndaluar është 47-vjeçari Ilirjan Koçibelli, lindur dhe banues në Korçë.

Mësohet se ky person është shpallur në kërkim nga Policia e Gramshit pasi ka goditur avokatin, Eduart R.B, lindur e banues po në Gramsh dhe pas veprimit të kryer nga ana e tij është larguar në drejtim të paditur.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës", e cila parashikohet nga neni 237 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE