Tiranë, 10 tetor NOA - Komisioni Evropian vlerëson se zgjedhjet e zhvilluara në 28 qershor 2009 ishin të arrira, brenda standardeve dhe si të tilla, pa hapësira për t'u kontestuar.
Kjo pikë është pjesë e progres-raportit të Komisionit Evropian që do të publikohet zyrtarisht më 14 tetor nga zyra e saj informative në Tiranë e cila bëhet e ditur se është duke mbyllur përkthimin e dokumentit dhjetëra faqësh.
Në progres-raport vlerësohet se në zgjedhjet parlamentare, u vunë re hapa të konsiderueshme përpara, kurse theksohet se ka ende për të bërë, duke kërkuar që të përmirësohen problemet që evidentoi më herët, OSBE dhe ODIHR që publikoi dhe raportin final ku vlerësimet ishin të ngjashme.
f.sh/NOA