Foto Update
Tiranë, 10 tetor NOA - Për ish-kryeministrin Majko, socialistët nuk po kërkojnë asgjë të çuditshme për veshët e europianit dhe amerikanit.
Deklarata e Majkoës, bërë sonte në mitingun e PS dhe disa forcave të tjera politike dhe sociale, erdhi si një reagim për deklaratat e BE, KE, PE dhe SHBA, kundër bojkotit.
"Ne do ta fillojmë punën e opozitës me mitingun e votës së lirë, nuk ka gjë më të mirë për një opozitë se të fillojë kauzën e saj të parë si opozitë duke kërkuar votën e lirë. Nuk po kërkojmë asgjë të pamundur, asgjë të çuditshme për veshët e europianit dhe amerikanit, por kërkojmë thjesht të hapet kutia e votimit, të bëhet transparent rezultati. Kërkojmë që vota përfundimisht të lexohet, që askush nesër të mos shkojë tek kutia e votimit duke na bërë pyetjen, a do na e mbroni votën, a do të lexohet vota ime?", - ishte deklarata e fortë e Majkos.
Më tej, Majko bëri dhe disa komente kur tha se sot institucionet e shtetit shqiptar ngjajnë me kutitë e pahapura të votës së lirë të shqiptarëve.
"Sot kjo godinë është një kuti e pahapur, sot prokuroria është një kuti e pahapur, drejtësia është një kuti e pahapur. Ne nuk mund të lejojmë që fati i Shqipërisë të mbyllet në kutinë e Sali Berishës", - tha Majko përballë Kryeministrisë.
f.sh/NOA