English

Meta: Integrimi i Ballkanit në BE do të përfundojë në vitin 2014

Tiranë, 10 tetor NOA-Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, deklaroi të shtunën se "integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do të përfundojë brenda vitit 2014".

Kjo deklaratë e shefit të diplomacisë u bë pas takimit të ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore, që u zhvillua ditët e fundit në Turqi.

Në një dalje për mediat, Meta  se ky vit përkon pikërisht me 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore, që nisi nga Ballkani.

"Kjo simbolikë është e rëndësishme në radhë të parë po të kemi parasysh se përfundimi i procesit të zgjerimit të BE-së është një epokë e re për të gjithë Evropën, sepse nga ky rajon janë nxitur konflikte që kanë përfshirë gjithë kontinentin", u shpreh Meta.

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, e cilësoi pjesëmarrjen në takimin e Ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore, shumë të rëndësishme dhe shtoi se "vendi ynë do të jetë në vëmendjen e shumë personaliteteve evropiane, që do të mbështesin procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë".

m.i/NOA

KOMENTE