English

Ministri Prifti: Shqipëria ofron mundësi investimi në burime të pastra energjitike

Tiranë, 10 tetor, NOA - Shqipëria ofron mundesitë për investime në burime të pastra energjitike. Një fakt të tillë, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, e ka deklaruar gjatë fjalës së mbajti në konferencën për Energjitë e Rinovueshme në zyrat e Komisionit Europian.

Në aktivitetin ku marrin pjesë shumë ministra nga vendet e Mesdheut, Bashkimit Evropian dhe Gjirit Persik, tema kryesore ishte ajo mbi energjinë, si një faktor bashkëpunimi për prodhimin e energjisë së pastër si edhe kërkimit të teknologjive dhe iniciativave të ndryshme në këto fusha.Â

Ministri Prifti gjatë fjalës së tij e vlerësoi tematikën e kësaj konference si jetike për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe tepër thelbësore për globalizimin. Ai deklaroi se mbi 90 për qind e energjisë së prodhuar në Shqipëri sigurohet nga burimet ujore, si energji e rinovueshme, duke e bërë vendin tonë me një potencial rajonal për prodhimin e energjisë së rinovueshme, si nga uji, era e dielli.  "Në Shqipëri janë dhënë 200 liçenca për ndërtimin me koncension të hidrocentraleve të vegjël dhe të mesëm, po punohet në përmirësimin e linjave të interkonjeksionit me vendet e tjera, ndërkohë që objektivi për vitin e ardhshëm është rritja e kapaciteteve prodhuese,. Kjo ka bërë që të jenë trefishuar investimet aktuale, në mënyrë që të përballohen objektivat ndaj ngrohjes globale", tha ndër të tjera ministri shqiptar.

n.e/NOA

Â

KOMENTE