English

Përurohet fillimi i punimeve për rikonstruksionin e rrugës Lushnjë-Hyzgjokaj

Lushnjë, 10 tetor NOA - Ministri i Punëve Publike,Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi së bashku me deputeten e qarkut të Fierit Mesila Doda përuruan sot, fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës që lidh qytetin e Lushnjes me qendrën e komunës Hyzgjokaj.

Gjatë fjalës së tij ministri Olldashi u ndal në parametrat e rrugës dhe rendësin që do tëe ketë ajo për zonën.

Në këtë segment që është 4 km i gjatë po shpenzohet një vlerë prej 60 milionë lekësh të reja. Rruga ka gjerësi 5 metra, me pankina në të dy anët në 0.75 metra.

Olldashi i cilësoi këto parametra si "një standard rrugor shumë i mirë, mëse i mjaftueshëm për trafikun e kësaj zone që është një nga zonat bujqësore të rëndësishme të pellgut të Lushnjes, veçanërisht për prodhimet e perimtarisë, prodhimin e serave".

"Besoj se me këtë rrugë, - vijoi Olldashi, - i gjendemi pranë komunitetit të Hyzgjokajt, i japim një mundësi aksesi të shpejt në treg dhe plotësojmë një kërkesë të vazhdueshme të tyre për përmirësimin e infrastrukturës".

Ndërkohë, gjatë fjalës së saj Mensila Doda tha se investimet në infrastrukture janë kryefjala e kësaj qeverisje si dhe ato nuk mbeten premtime të thjeshta elektorale.

f.sh/NOA

KOMENTE