English

Presidenti Topi uron presidentin Obama për marrjen e çmimit Nobel për Paqen

Tiranë, 10 tetor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama në të cilin e uron për marrjen e çmimit Nobel për Paqen.

"Kam nderin t'ju dërgoj në emrin tim dhe në emrin e popullit shqiptar urimet e sinqerta dhe përgëzimet më të mëdha me këtë rast të veçantë për Ju dhe kombin e madh amerikan. Vlerësimi i figurës, kontributit e përkushtimit tuaj për të përhapur paqen, për të luftuar varfërinë, për të ndaluar luftën, për të ndërtuar mirëqenien, për të mbjellë harmoninë dhe për të ringjallur shpresën dhe besimin në emër të drejtësisë, lirisë dhe të një bote më të begatë, është shembulli se si guximi dhe vullneti mund të kthehen në sukses dhe në vlerë kombëtare e botërore", shkruan kreu i shtetit shqiptar ndaj homologut të tij amerikan.. Duke shtuar se "ai dhe i gjithë populli shqiptar bëhen pjesë e gëzimit të kombit tuaj dhe pjesë e vlerësimit që Komiteti i posaçëm Ndërkombëtar i Çmimit Nobel pati duke ju kurorëzuar me Çmimin Nobel për Paqen".

n.e/NOA

KOMENTE