Lajmi ritransmetohet me foton e konferencës për shtyp
Tiranë, 10 tetor NOA - Kryetari i forcës së majtë LSI dhe bashkëqeverisës në koalicionin e djathtë, Ilir Meta, e ka cilësuar protestën e opozitës që sapo ka nisur në shesh, si një veprim absurd.
Në një dalje për mediat, direkt pas grumbullimit të socialistëve në shesh, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm në qeverinë e Berishës, Meta, ka deklaruar se asnjëherë tjetër si më 28 qershor, zgjedhjet nuk kanë qenë të rregullta.
"Shqipëria ka një axhendë, atë të reformave, kush mendon se do ta ndryshojë do të mbetet i zhgënjyer sepse nuk është kjo rruga", u shpreh Meta.