English

Shtohet dhuna në Afganistan, 4-fishohet numri i talibanëve kryengritës radikalë

Kabul, 10 tetor, NOA - Numri i talibanëve kryengritës radikal-islamikë në Afganistan është katërfishuar që prej vitit 2006.

Një fakt i tillë është pohuar nga shërbimi i fshehtë amerikan, sipas të cilit numri i luftëtarëve kundër aleatëve në Afganistan është ngritur në 25.000.

Ky pohim bëhet në periudhën kur janë mbushur plot tetë vjet qëkur forcat ushtarake ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara realizuan një ndërhyrje ushtarake në Afganistan, në emër të çlirimit të këtij vendi nga forcat terroriste dhe diktatoriale.

Ndërhyrja në Afganistan erdhi pas disa negociatave të dështuara mes autoriteteve talebane dhe zyrtarëve të SHBA, të cilët u kërkuan udhëheqësve të atëhershëm afgan të dorëzonin krerët e AL Kaedas.

Por duket se gjërat kanë ndryshuar që atëherë dhe këtë e tregon më së miri fakti që ky përvjetor u prit jo vetëm me mjaft protesta nga kundështuesit e këtij konflikti ushtarak, por edhe nga vetë strategët e tij, të cilët mendojnë se ka mbërritur koha për një ndryshim të strategjisë së përdorur në Irak nga ndërkombëtarët.

 Komandanti i trupave paqëruajtëse të ISAF-it, gjenerali Stanley McChrystal ka kërkuar shtimin e trupave nga 104.000 sa janë aktualisht në 144.000.Â

Nga ana tjetër NATO-ja dëshiron të trajnojë më tepër forca afgane të sigurimit në mënyrë që të stabilizohet vendi në Hindukush.

n.e/NOA

KOMENTE