Prishtinë, 10 tetor NOA-Kryeministri Hashim Thaçi vlerëson angazhimin e serbëve për të vendosur mbi të ardhmen e tyre.
Sipas Thaçit, si asnjëherë më parë ky angazhim po vihet re tek subjektet serbe politike, personalitetet e pavarura dhe iniciativat politike të tyre.
Në lidhje me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e 15 nëntorit kryeministri Thaçi ka deklaruar se në zgjedhje 100 për qind nuk do të marrin pjesë as shqiptarët as serbët.
Sipas tij kjo është pjesë e demokracisë dhe do të mësohemi me kultivimin e demokracisë së pjesëmarrjes së vullnetshme të qytetarëve në zgjedhjeve.
"Kosova është vend demokratik, atdhe i gjithë qytetarëve të saj dhe serbët po marrin përgjegjësinë për të ardhmen e tyre", ka theksuar Thaçi.
m.i/NOA