English

Turqi-Armeni, sot firmoset marrëveshja historike mes tyre, rivendosen raportet

Zyrih, 10 tetor, NOA - Zvicra konfirmoi sot zyrtarisht ceremoninë për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Turqisë dhe Armenisë, e cila do të mbahet në kryeqytetin e saj.

Sipas të dhënave, nNë praninë e ministrave të jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë dhe politikanëve të tjerë evropianë, shefat e diplomacisë të Armenisë dhe Turqisë do të nënshkruajnë këtë të shtunë protokollet me të cilat këto dy vende fqinje duan t'i varrosin armiqësitë e vjetra.

Turqia dhe Armenia patën ndërprerë marrëdhëniet diplomatike në vitin 1993, si pasojë e konfliktit në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorni-Karabahut.

Kështu, Turqia myslimane si edhe Armenia e krishterë janë në prag të nënshkrimit të një marrëveshje historike për paqen mes këtyre vendeve, pas një shekulli të kaluar në armiqësi.

E pranishme gjatë firmosjes së marrveshjes, pritet të jetë edhe sekretarja amerikane

e shtetit, Hillari Klinton. E megjithatë, kryeministri turk Taip Erdogan u shpreh se pavarsisht nënshkrimit të marrëveshjes, gjithmonë do të ketë probleme në marrdhëniet e dy vendeve.

"Problem i Armenisë është diaspora e saj e cila është shumë agresive në qëndrimet që mban. Por unë jam i sigurt se qeveria armene do të jetë e aftë ta tejkaloj këtë problem si edhe të tregojë dëshirë për të bashkëpunuar", Â u shpreh Erdogan.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE