English

Vendimi i qeverisë për eshtrat e Ahmet Zogut, i biri Leka e cilëson ndryshim historik

Tiranë, 10 tetor NOA-Leka Zogu ka përshëndetur sot kthimin e eshtrave të të atit në Shqipëri dhe ngritjen e komisionit qeveritar për këtë çështje.

Sipas zëdhënëses së familjes mbretërore, Leka Zogu e vlerëson këtë vendim si një , ndryshim të madh historik.

"Ajo do të varet përmbi vendimin e komisionit se është pak herët ta dimë, por kam shpresë se ashtu do të jetë.

Një vendim i tillë është një vendim i madh, është një vendim që ndryshon diçka në histori. Ky nuk është një vendim i lehtë për t'u marrë, por marrja e tij më ka gëzuar jashtë mase" u shpreh Leka Zogu.

m.i/NOA

KOMENTE