Dibër, 11 tetor NOA - Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shkarkuar sot 4 drejtues të lartë të administratës tatimore në rrethin e Dibrës.
Motivacioni i shkarkimit të zyrtarëve tatimor është lejimi nga ana e tyre e evazionit fiskal ku janë konstatuar rrjedhje të subjekteve private në shlyerjen e detyrimeve tatimore.
Shkarkimi i katër zyrtarëve është konfirmohet nga Drejtoria e Përgjithshëm e Tatimeve  nga ku mësohet se njoftimet dhe verifikimet e shumë bizneseve në qarkun e Dibrës zbuluan se ato nuk paguanin detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore të punonjësve. Gjithçka e rezultuar nga verifikimet e kryera pasoi me valën e shkarkimeve në administratën e tatimore në rrethin e Dibrës.
Gazmir Zenel Hasani, drejtori i kontrollit, Taxhedin Saraci, drejtori i vlerësimit Fitim Faruku dhe Urim Reci u shkarkuan sot nda detyra.
k.k/NOA