English

Një ditë pas marrëveshjes së Zyrihut, grindje e re mes Turqisë e Armenisë

Ankara, 11 tetor NOA-Një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, midis Turqisë dhe Armenisë ka nisur një grindje e re.

Hapja e planifikuar e kufijve do të varet nga zhvillimet në konfliktin e Nagorni - Karabakut, tha në Ankara kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan.

Turqia nuk mund të hapë kufirin, sa kohë që në rajonin që ndodhet brenda Azerbaxhianit do të ketë trupa armene.

Tërheqja e Nagorni Karabaku do të thjeshtësonte punën e parlamentin turk për ratifikimin e marrëveshjes, tha Erdogan.

Duke mos marrë parasysh diferencat ekzistuese, afrimi midis dy vendeve të armiqësuara, për të cilin u ra dakord dje të shtunën në Zyrih u përshëndet nga komuniteti ndërkombëtar.

Përveç hapjes së kufijve kërkohet edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike.

KOMENTE