Pakistan, 11 tetor NOA - Të paktën nëntë persona janë vrarë gjatë përleshjes së ushtrisë pakistaneze dhe talebanëve për të shpëtuar 25 pengje.
Ushtria pakistaneze ndërmori dje një aksion për liruar 25 pengjet e talebanëve që mbaheshin në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë në Rawalpindi.
Sipas autoriteteve vendase ushtria dhe talebanët kanë hapur zjarrë duke lënë të vrarë 9 persona.
Mes të vrarëve janë tre pengje, dy komando dhe katër terroristë, ndërsa është plagosur një taleban i cili u arrestua.
k.k/NOA