English

Policia e Shkupit sekuestron 100 kg drogë, arreston 2 shqiptarë

Shkup, 11 tetor NOA-Dy aksione të policisë së Shkupit kanë vënë në pranga dy shqiptarë në akuzën e trafikimit të lëndës narkotike.

Të dy shtetasve iu gjet një sasi prej 100 kg marihuanë, kokainë e kanabis.

Policia maqedonase ka thënë se kjo drogë i dedikohej tregut të brendshëm.

Sipas komunikatës, thuhet se  në aksionin e parë policia gjeti tek 39 vjeçari, Shefki Ajeti, 1.2 kilogram marihuanë dhe 57 gramë kokainë.

Atij i është caktuar paraburgimi një mujor.

Në aksionin e dytë, të arrestuarit tjetër, Xheladin Ajeti, iu gjet një sasi prej 92 kg kanabis.

m.i/NOA

<
KOMENTE