Tiranë, 11 tetor NOA-Është mbledhur sot në Tiranë Komiteti Drejtues Kombëtar i lëvizjes Socialiste për Integrim i cili ka zëvendësuar postet e anëtarëve të emëruar tashmë në kabinetin e ri qeveritar.
Këshilltari për mediat në LSI, Dritan Ylli përmes një konference për shtyp ka njoftuar se prof. Pëllumb Xhufi nuk do të jetë më nënkryetar i kësaj partie, dhe në vend të tij është zgjedhur Edmond Haxhinasto.
Vendin e Filloreta Kodrës e cila tashmë është zv/ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale e ka zëvendësuar Lefter Koka.
Edhe posti që mbante Dritan Prifti është zëvendësuar me ikjen e tij në krye të ministrisë së Energjetikës.
Një tjetër post i cili ka ndryshuar kryetar ka qenë drejtimi i komitetit drejtues Kombëtar i LSI.
Në krye të tij është emëruar Edmond Panariti.
Ndërsa Monika Kryemadhi u zgjodh Sekretare Organizative e LSI.
Ndërkaq u zgjodhën dhe disa anëtarë të rinj të kryesisë së LSI.
Këto emra do të jenë deri në zgjedhjet e përgjithshme të LSI, të cilat do të mbahen vitin tjetër.
m.i/NOA