Majorka, 11 tetor NOA - Vdes në rrethana misterioze këngëtari Stephen Gately, një prej anëtarëve të grupit muzikor Boyzone.
Këngëtari 33-vjeçar është gjetur i pa jetë në Majorka ku kishte shkuar me pushime bashkë me bashkëshorten e tij.
Autoritetet të sinjalizuara për vdekjen e Gatelyt kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Sipas mediave vendase, policia tha se në trupin e këngëtarit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia ka marrë në pyetje gruan e këngëtarit, Andrew Coles, me të cilin ai ishte martuar në 2006, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së anëtarit të grupit Boyzone.
k.k/NOA