Tiranë, 12 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka marrë sot një letër urimi nga homologu i tij kanadez, Stephen Harper.
"Jam i kënaqur t'ju shpreh përshëndetjet e mia më të përzemërta me rastin e vizitës në Republikën e Shqipërisë të Kryetarit të Senatit të Kanadasë, Noël A. Kinsella.
Unë gjithashtu shfrytëzoj këtë rast për t'ju uruar për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Shqipërisë në verën që kaloi.
Siç e dini, Kanadaja mbështeti me forcë anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) dhe unë isha shumë i lumtur dhe mirëprita hyrjen në Aleancë të Shqipërisë, në Prill 2009, në Samitin e Strasburg-Kehl" thuhej në mesazhin që kryeministri i Kanadës i dërgoi Berishës.
"Unë jam i bindur plotësisht që zgjerimi e forcon Aleancën e NATO-s dhe do të na ndihmojë në përballimin e sfidave të reja në fushën e sigurisë.
Vizita në Republikën e Shqipërisë e Kryetarit të Senatit dhe delegacionit të tij do të jetë një tjetër mundësi për të thelluar lidhjet që kanë dy vendet tona. Unë nënvizoj në këtë drejtim investimet domethënëse që Kanadaja ka bërë në Shqipëri në sektorin e risorseve natyrore.
Unë pres me kënaqësi të vazhdojmë forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe gjetjen e mundësive të reja për të punuar së bashku në fusha me interes të përbashkët' përfundon mesazhin e tij të urimit Harper.
k.k/NOA