Durrës, 12 tetor, NOA - Forcat e kufirit të Durrësit kanë arrestuar në flagrancë, 29-vjeçarin Homez Morina, lindur dhe banues në Gjakovë të Kosovës.
Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se kosovari Morina ka tentuar të kalojë kufirin në portin e Durrësit në mënyrë të paligjshme, duke paraqitur një leje qëndrimi zviceriane me nr.A 19844865, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
U bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i dokumentave të mësipërme, si dhe veprimet e tjera proceduriale
Materialet e përgatitura iu kaluan prokurorisë së Durrësit për veprat penale tëe "Falsifikimit të dokumentave", të parashikuar nga nenet 186 i Kodit Penal.
n.e/NOA