English

Grabitet banka "Intesa San Paolo" në Vlorë, ende të paidentifikuar autorët

Vlorë, 12 tetor NOA-Është grabitur sot nga persona ende të paidentifikuar nga policia, dega e Bankës "Intesa San Paolo", në qytetin e Vlorës.

Shuma financiare e përvetësuar ishte e konsiderueshme.

Nga të dhënat paraprake të hetimit, rezulton se kanë qenë tre persona të maskuar dhe të armatosur që kanë realizuar këtë grabitje, që ka ndodhur rreth orës 13.40 minuta të ditës së sotme.

Mësohet se grabitësit, kanë hyrë në mjediset e bankës, që ndodhet në Bulevardin Vlorë-Skelë dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë një shumë të hollash, sasia e të cilave nuk konfirmohet nga policia.

 Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë, që janë vënë në ndjekje të autorëve.

Ndërkaq, kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.

m.i/NOA

KOMENTE