English

Kremlini kërkon dialog me Tiranën, Medvedev:Vlen për stabilitetin e Ballkanit

Moskë, 12 tetor NOA-Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka deklaruar se dialogu ruso-shqiptar është një nga faktorët e rëndësishëm të stabilitetit në Ballkan.

"Ne duam të shtojmë bashkëpunimin me Shqipërinë, duke pasur parasysh interesat tona dhe qasjet pragmatiste", ka thënë Medvedev.

Këto komente presidenti i Rusisë i ka bërë në Kremlin me rastin e dorëzimit të letrave akredituese të ambasadorëve të rinj, në mesin e të cilëve edhe ambasadori i Shqipërisë.

"Dialogun ruso-shqiptar e konsiderojmë si një nga faktorët e rëndësishëm të stabilitetit në Ballkan", ka thënë Medvedev
KOMENTE