English

Kreu i senatit kanadez takon Topallin, në fokus investimet kanadeze në Shqipëri

Tiranë, 12 tetor NOA- Me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli ka mbërritur në Tiranë për herë të parë për një vizitë tre ditore, Kryetari i Senatit kanadez, Noel Kinsella, një nga figurat e rëndësishme të politikës kanadeze.

Kjo vizitë konsiderohet shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh jo vetëm partneritetin në NATO, por edhe faktin se Shqipëria është në fokusin kryesor të investimeve kanadeze në rajon.

Përpara takimit mes dy delegacioneve, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetari i Senatit të Kanadasë zhvilluan një bisedë të veçantë kokë më kokë.

 Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë që niveli i bashkëpunimit me Kanadanë në fushën ekonomike, ka pasur një dinamikë shumë pozitive dhe se vitet e fundit investimet kanadeze në Shqipëri janë rritur ndjeshëm.

Duke theksuar rëndësinë e diplomacisë parlamentare Kryetari Kinsella, e konsideroi takimin me Kryetaren e Kuvendit në Kanada dhe këtë takim të sotëm, si një bazë e fortë për nxitjen e bashkëpunimit konkret mes qeverive të dy vendeve.

I ardhur me projekte konkrete në Shqipëri, Kryetari Kinsella u ndal në bashkëpunimin mes dy parlamenteve, ndërkohë që një rëndësi të veçantë iu dha edhe projektit të bashkëpunimit në fushën e edukimit, përmes shkëmbimit të studentëve, profesorëve dhe bursave për studentët shqiptarë.

m.i/NOA

KOMENTE