English

Meta takon ambasadorin norvegjez në Tiranë, rikonfirmohet bashkëpunimi mes 2 vendeve

 Tiranë, 12 tetor NOA-Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta priti sot në një takim ambasadorin e Norvegjisë nÑ‘ TiranÑ‘ me rezidencÑ‘ në Prishtinë, z. Sverre Johan Kvale.

Gjatë këtij takimi kortezie, të dy palët vlerësuan marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Norvegjisë dhe shprehën vullnetin e ndërsjellë për intensifikimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat me interes reciprok.

Pas vlerësimit të progresit të bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit, Ambasadori Kvale rikonfirmoi mbÑ‘shtetjen e fuqishme tÑ‘ Norvegjisë për Shqipërinë gjatë procesit të integrimit Euro-Atlantik, dhe ofroi bashkÑ‘punim në fushat e arsimit, promovimit të turizmit dhe në drejtim thithjes së investimeve norvegjeze në Shqipëri.

Meta nënvizoi vullnetin e Qeverisë Shqiptare për thellimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Norvegjinë, dhe e ftoi Ambasadorin Kvale të jepte ndihmesën e tij për promovimin e imazhit të Shqipërisë mes komunitetit të investitorëve dhe turistëve norvegjezë.

m.i/NOA

KOMENTE