English

Meta takon kryesenatorin kanadez, kërkon përshpejtimin e firmosje së marrëveshjes së bashkëpunimit

Tiranë, 12 tetor NOA-Kryesenatori i parlamentit kanadez, Noel Kinsela, është takuar sot me zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme Ilir Meta.

Gjatë këtij takimi, të dy palët vlerësuan marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Kanadasë dhe shprehën vullnetin e ndërsjellë për intensifikimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat me interes reciprok.Me këtë rast, Meta i kërkoi kryesenatorit Kinsella të ushtrojë influencën e tij për përshpejtimin e firmosjes së dy marrëveshjeve kuadër mes Shqipërisë dhe Kanadasë, marrëveshje që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe nxitjen e investimeve dhe atë të eliminimit reciprok të taksimit të dyfishtë.

Meta i kërkoi senatorëve kanadezë të përdorin influencën e tyre me ato vende që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.

Kryesenatori Kinsella, ofroi mbështetjen e tij për përshpejtimin e procedurave të marrëveshjeve kuadër dhe e siguroi Metën për mesazhin e qartë pozitiv që kjo vizitë parlamentare jep për marrëdhëniet mes Kanadasë dhe Shqipërisë.

m.i/NOA

KOMENTE