Tiranë, 12 tetor NOA - Aksioni i Ministrisë së Mjedisit për të mbyllur lokalet e natës në zonën e ish-bllokut në Tiranë ka pasuar me gjoba këtë fundjavë.
Ndotja akustike të cilat shkaktohen prej lokaleve në bllok ka irrituar jo pak banorët e kësaj zone të cilët kërkuan ndihmën e organeve kompetente.
Kështu prej më se dy javësh specialistët e Ministrisë së Mjedisit ka organizuar një aksion ditët e fundjavës në të gjitha zonat e kryeqytetit kryesisht në zonën e ish-bllokut për të verifikuar respektimin orareve të mbylljes së lokaleve nga ana e pronarëve të tyre.
Mirëpo gjatë verifikimeve u konstatua se të paktën nëntë lokale shkaktonin ndotje akustike ndërsa nuk kishin respektuar orarin zyrtarë të mbylljes duke bërë që ndaj tyre të vendosen gjoba.
Kështu nëntë subjekte u gjobitën me nga një shumë prej 50 000 lekë.
Pas orës 23:00 zona e ish-bllokut dukej si asnjëherë tjetër e errësuar dhe e qetë.
Të gjitha lokalet ishin të mbyllura ndërsa muzika nuk dëgjohej në asnjë cep.
 "Inspektorët e Agjencisë Rajonale të Mjedisit, të mbështetur edhe nga policia bashkiake dhe ajo e rendit, do të vijojnë këto masa deri në ndryshimin e kësaj situate, e cila me të drejtë është një shqetësim për qytetarët" thuhej në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Mjedisit lëshuar ditën e sotme.
k.k/NOA
Â