Mirditë, 12 tetor, NOA - Forcat e policisë përmes operacionit "Shiu i rrëmbyer" kanë mundur të arrestojnë në flagrancë në Klos të Mirditës 31-vjeçarin Ndue Kola, me precedentë penalë të mëparshëm.
Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se për motive të dobëta, ai ka tentuar të vrasë me armë zjarri vëllanë e tij, A. Kola, si dhe ka kanosur me armë zjarri të gjithë familjen e xhaxhait të tij.
Paralelisht po punohet dhe në dokumentimin e vjedhjes së lokalit të Agustin Kolës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2004, ku autor i dyshuar i së cilës është Ndue Kola.
Policia bën me dijeni se gjatë kontrollit në banesë në momentin e kapjes, nën jastëk iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale edhe 1 kallashnikov si edhe një krehër me 30 fishekë.
Materialet në ngarkim të Ndue Kolës iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Lezhës për veprat penale të "Vrasjes së ngelur në tentative", "Kanosjes serioze për vrasje", "Armëmbajtjes pa leje" dhe "Vjedhjes", parashikuar nga nenet 78, 84, 22 dhe 278/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA