Tiranë, 12 tetor NOA-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi sot emërimin në detyrë të 11 prokurorëve të rinj dhe emërimin në stazh të 10 prokurorëve të tjerë.
 Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 23 të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001"Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm, Presidenti Topi dekretoi emërimin e Enkeleda Millonait, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Manjola Kajana ( Hysa), prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, Ermir Beta, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.
 Po ashtu, Presidenti Topi, dekretoi emërimin e Esmeralda Camit, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Peshkopi, Silvana Lules, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, Fatmir Lushit, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Alketa Nushit, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, Marjola Mërtiri (Llaci), prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Eriselda Bala, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, Julian Çafka, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe Shqiponja Millës, prokurore në Prokurorinë e Rethit Gjyqësor Pukë. Pjesa më e madhe e tyre e kanë kryer stazhin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjithashtu, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 23 pika 1, të ligjit nr. 8737, datë 12.02.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm, Presidenti Topi dekretoi sot emërimin në stazh të 10 prokurorëve të rinj.
m.i/NOA
Â