Tiranë, 12 tetor NOA-Pr/ligji më i përfolur, ai i licencimit të profesioneve është shpjeguar nga ministri i Shtetit Genc Pollo.
Sipas Pollos, ligji përmbush një nevojë të brendshme të shoqërisë shqiptare të ndjerë prej kohësh dhe të vënë në dukje me zë të lartë prej shumë kohësh atë të cilësisë së profesionistëve.
Gjithashtu, ky ligj përmbush edhe një kërkesë të Bashkimit Evropian (direktiva e Komisionit Europian 2005/36/EC, datë 7.09.2005 ka shërbyer si bazë për përgatitjen e p/ligjit)
"Thelbi i këtij ligji është Provimi i Shtetit, pra mund të marrësh diplomën në Universitet, por me këtë vetëm të çelet rruga drejt ushtrimit të profesionit si titullar.
Për profesionet në fushën e shëndetësisë, provimi i Shtetit organizohet nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me ministrinë e linjës p.sh. me Ministrinë e Shëndetësisë për mjekët e farmacistët.Â
Ndërsa për profesionet e tjera, anëtarët e KOMKOV (Komisioni Kombëtar i Vlerësimit) janë profesorë universitarë të fushës përkatëse.
Në këtë mënyrë Shteti del garant për aftësitë e njohuritë të atij që do të jetë mjek, dentist, infermier, farmacist, inxhinier etj", u shpreh Pollo.
Sipas pr/ligjit, cilado të ketë qenë cilësia e diplomës, është diplomë e lëshuar në Tiranë apo jashtë kryeqytetit, në universitet publik apo privat, tashmë filtri është unik për të gjithë vendin dhe quhet Provim i Shtetit.
Për profesionet që prekin direkt shëndetin e sigurinë publikem përveç provimit të Shtetit, do të ketë dhe një praktikë profesionale që mund të zgjasë gjashtë muaj deri në tre vjet.
Në p/ligj janë parashikuar dhjetë profesione të rregulluara.
Pollo ka theksuar se pas këtij ligji, hapet rruga për reformimin e Urdhrave Profesionale, të cilët kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur dhe deri tani, përgjithësisht, nuk e kanë përmbushur.
m.i/NOA