English

Sekuestrohen 30 kg marijuanë dhe një armë, pranga dy vëllezërve

Gjirokastër, 12 tetor, NOA - Dy vëvlezër janë arrestuar nga forcat e policisë së Gjirokastrës pasi rezultuan të posedonin 30 kilogramë lëndë narkotike dhe të mbanin një arme pa leje e tipit kallashnikov.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e e Lajmeve NOA se sipas informacioneve të marra në rrugë operative, policia dinte se në një banesë në lagjen Dunavat i Dytë të qytetit Gjirokastër ndodhej rreth 30 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit marijuanë.

Forcat e policisë menjëherë rrethuan banesën duke e mbajtur nën mbikqyrje deri sa erdhën në të dy vvllezërit e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtuar në këtë banesë rezultoi se në banesën ku banonin me qera vëllezërit Edmond dhe Xhevari Doçi, 26 dhe 24-vjeç, të lindur në Tropojë dhe banues në Gjirokastër, u gjet lëndë narkotike e dyshuar si marijuanë, ku një pjesë e saj ishte bërë gati për paketim dhe trafikim, ndërsa një sasi ishte përzier me duhan për t'u shitur në formën e cigares.

Por nga kontrolli i mëtejshëm rezultoi se në dritaren e tualetit ndodhej edhe një armë zjarri model 56, tip kallashnikov së bashku me një karikator të mbushur me fishekë.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e marra në rrugë operative rezultoi se këta persona sasinë e lëndës narkotike e kishin blerë në fshatin Lazarat për ta trafikuar dhe një pjesë për ta shitur në doza të vogla përdoruesve të ndryshëm të lëndëve narkotike në Gjirokastër.

Që të dy vëllezërit u arrrestuan në flagrancë për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE