Tiranë, 12 tetor NOA - Mosdeklarimi i një shumë parash në doganë, i ka kushtuar ndjekjen penale një 33-vjeçari nga Tiranë.
Burime nga policia thanë se Komisariati i Policisë Rinas, filloi sot procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të 33-vjeçarit Armando Lemeti, pasi akuzohet për veprën penale të "Mosdeklarimit në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".
Sipas policisë, Lemeti është kapur para kabinave të daljes pasi po udhëtonte në drejtim të Turqisë me linjën ajrore Turkish Airlines, ku pas kontrollit ju gjetën me vete një sasi prej 46.000 dollarë të pa deklaruara pranë autoriteteve doganore.
Policia kreu sekuestrimin e provave materiale ndërsa materialet ju kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë. k.k/NOA
Â