Ohër, 12 tetor, NOA - 13 qytetarë maqedonas dhe 2 serbë të cilët morën pjesë në shpëtimin e fatkeqësisë që ndodhi më 5 shtator në liqenin e Ohrit, ku humbën jetën disa turistë bullgarë, autoritetet lokale të Ohrit në shenjë falënderimi për humanitetin e tyre iu shpërndanë mirënjohje dhe monedha prej ari.
Ndër të tjera, bëhet e ditur se dy prej të vlerësuarve, të cilët ishin studentë, fituan bursë një-vjeçare.
Por në listën e atyre që iu drejtua mirënjohje, bashkia e Ohrit kishte përfshirë edhe
anëtarët e dy klubeve palombare nga Ohri që morën pjesë në shpëtimin e mjaft personave nga tragjedia e rëndë.
Në mesin e përfituesve kanë qenë edhe dy mjeke nga Serbia dhe dy gra nga Kërçova, të cilat në momentin e fatkeqësisë janë gjetur afër anijes dhe kanë shpëtuar 9 persona. Ndërkaq, rreth 20 familjarë të turistëve bullgarë do të marrin pjesë në ditën e përkujtimit të tyre që do të mbahet më 17 tetor në kishën Shën Sofia në Ohër, ndërsa së shpejti për ta do të ngrihet edhe një përmendore në lagjen Eleshec, ku edhe ndodhi fatkeqësia.
n.e/NOA
Â